FIER - Tre të rinj nga Fieri janë arrestuar nga policia në orët e vona të mbrëmjes së sotme pasi kanë dhunuar një të moshuare e më pas i kanë vjedhur shumën e parave që kishte në banesë. Ata janë arrestuar për veprën penale të vjedhjes me dhunë të kryer në bashkëpunim.

HYNE NE BANESE NGA TUBI I SHKARKIMIT
Operacioni i koduar “Mesnata” vuri në pranga autorët e kësaj vjedhje me dhunë të kryer në lagjen “15 Tetori” në Fier. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotme ku tre persona hynë nëpërmjet tubit të shkarkimit në ballkonin e banesës së shtetases D.T 60 vjeç, e cila jetonte e vetme në katin e tretë të një pallati.

Të arrestuarit janë Ermal Bilimani 32 vjeç, banues në Fier, Elvir Kananaj 23 vjeç 23 banues në Fier, Ermal Likuria 25 vjeç, banues në Fier.

VODHEN 5 MIJE $ E BIZHUTERI
Të tre autorët pasi janë futur brenda në banesë dhe më pas kanë dhunuar pronaren e shtëpisë , duke i kërkuar njëkohësisht shumën e parave që e moshuara kishte në shtëpi. Fillimisht 60-vjeçarja kishte mohuar të kishte leke në banesë, por pas keqtrajtimit dhe përdorimit të dhunës ndaj saj, autorët i kanë marrë shumën prej 5 mijë dollarë, 200 euro dhe 1.700.000 lekë te reja, si dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterish të familjes dhe më pas janë larguar.

Sipas policisë, ata janë arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

(Gre.M/Shqiptarja.com)