Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar pasi ka dhunuar bashkëshorten.
Shtetasi me iniciale A.M banues në Tiranë është arrestuar nga uniformat blu pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.’- njofton policia.
Komento