/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Një shtetas 41-vjeçar i cili u akuzua nga një 17-vjeçare për dhunë fizike është arrestuar nga Policia, ndërsa në banesën e tij janë gjetur dhe 3 predha anti-tank.
Ngjarja ka ndodhur në Malësinë e Madhe në Shkodër, ku shtetasja 17-vjeçare, Xh. M, banuese në Vukpalaj Malësi e Madhe ka denoncuar të enjten se ndaj saj është ushtruar dhunë fizike nga 41-vjeçari Mondi Mujaj, edhe ky nga i njëjti fshat si adoleshentja.

Policia nisi hetimet dhe në pak orë arriti të arrestonte shtetasin në fjalë, ndërsa në banesën e tij u gjetën dhe 3 predha, të ngjashme me predhat e antitankut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale nga Policia e Shkodrës.