Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës.
38 vjeçari më iniciale V.S banues në lagjen 11 Janari të qytetit bregdetar ka ushtruar sistematikisht dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Ai tashmë do të përballet me akuzën e dhunës në familje.
“V. S., 38 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, për veprën penale "Dhuna në familje", pasi ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komento