Dhunonte dhe kërcënonte me jetë ish-bashkëjetuesen, arrestohet 27-vjeçari në Dibër

Dhunonte dhe kërcënonte me jetë ish-bashkëjetuesen, arrestohet 27-vjeçari në Dibër

Foto ilustruese

Një 27-vjeçar në Dibër është arrestuar pasi ushtronte dhunë fizike e psikologjike, si edhe kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij.

27-vjeçari G.I. e përndiqte prej kohësh ish-partneren, ku e dhunonte fizikisht, i ushtronte presion psikologjik dhe e kërcënonte me jetë me anë të mesazheve në telefon.

Denoncimin në polici e ka bërë vetë ish-partnerja që ka rënë pre e dhunës, ku më pas, policia ka arrestuar autorin.

G.I. rezulton se është dënuar më parë për vjedhje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake