'Burgosi' gruan, nënën dhe fëmijët në shtëpi, lihet në burg 35-vjeçari: E kam bërë për t’u kujdesur! Avokati kërkon të shtrohet në spital

Kisha frikë për ta, e kam bërë për tu kujdesur për familjen time’. Këto janë të vetmet fjalë që 35-vjeçari Jetnor Zh, tha para togave të zeza, teksa gjykata vendosi ta mbyllë në qeli për 20 ditë.

Prokuroria kërkoi arrest në burg me afat 30 ditor, ndërsa avokatët shtrimin e përkohshëm në spitalin psikiatrik. Megjithatë Gjykata e Tiranës vlerësoi se 20 ditët në qeli janë kohë e mjaftueshme për të pritur ekspertizën mjeko-ligjore nëse kryefamiljari 30-vjeçar ka apo jo probleme të shëndetit mendor.

Report Tv ka siguruar të plotë edhe dosjen hetimore në ngarkim të 35-vjeçarit, i cili prej më shumë se një viti kishte kthyer në ferr jetën e njerëzve të tij më të afërt në katin e tretë të një apartamenti në Selitë të Vjetër.

Policia u vu në lëvizje ditën e enjte, datë 25 janar, pas një telefonate sinjalizuese në sallën operative. Kur shërbimet mbërritën në banesë, gjetën derën të mbyllur dhe nga përtej u përgjigj nëna e tij 66-vjeçare, duke rrëfyer se djali i saj Jetnori i kishte mbyllur me çelës.

Pasi blutë i çliruar nga “burgu” i kryefamiljarit, kanë marrë dëshmitë e të gjithë anëtarëve të familjes. Në prezencë të psikologes, bashkëshortja e Jetnorit ka rrëfyer dramën që ka jetuar prej një viti e gjysmë. Denoncimin nuk e bëri asnjëherë pasi e donte Jetnorin.

'Prej një viti e gjysmë jetoj si në burg, dhunohem nga bashkëshorti, por nuk e kam kallëzuar për shkak se e dua Jetnorin. Kam një vit e gjysmë që jetoj në banesë me kamera, pa dritë, nuk dal vetëm, nuk kam telefon dhe më mban të izoluar në banesë. Sot në mëngjes kur ka dal Jetnori nga shtëpia rreth orës 08:30 për të çuar në kopsht djalin na ka mbyllur me çelës mua, vjehrrën dhe vajzën e mitur 9-vjeçare.'- ka deklaruar gruaja e tij.

E reja ka treguar se Jetnori e ka dhunuar edhe fizikisht, për herë të fundit 2 ditë para se policia të ndërhynte në banesë dhe të zbulonte tmerrin ku jetonin 4 persona, kamera, fikse valësh, sensor dhe përgjues.  Bashkëshortja e Jetnor Zh. tregon luftën që ka bërë për ta kuruar, por edhe përçmimin që ka për djalin e vogël 3 vjeç.

Ndërsa nëna e Jetnor Zh., 66 vjeçe, rrëfen para hetuesve betejën për të kuruar djalin, pasi mendon se ka probleme të shëndetit mendor.  66-vjeçarja tregon për xhelozinë e sëmurë që e ka kapluar djalin e tij, si pasojë e së cilës bashkëshortes i ka bllokuar çdo komunikim.

M.Q./S.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës