Lirohen në sallën e gjyqit, tre futbollistët e Këlcyrës të prangosur mëngjesin e të hënës për dhunë ndaj arbitrit të takimit Përmeti-Këlcyra luajtur të dielën e shkuar.

Gjyqtari Dritan Hasani, pasi ka dëgjuar argumetat e paraqitura nga prokurori i çështjes Hysen Keta, ka dhënë masën “detyrim paraqitje” ndaj Emilijano Kamberaj, Meleq Xhakollarit e Andi Hinas të cilët në fushën e lojës, ushtruan dhunë ndaj arbitrit të takimit Alvi Pasho.

Vetë prokurori i çështjes Hysen Keta, pati kërkuar nga trupi gjykues, masën e dhënë nga gjyqtari. Të tre lojtarët pasi janë lënë të lirë, janë pritur nga dhjetra tifozë në ambjentet e jashtme të Gjykatës duke brohoritur.