Një 27-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa një 48-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia Korçë, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj baballarëve të tyre.
“D. M., 27 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Nga verifikimet e kryera rezulton se 27-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Vijon puna për kapjen e E. G., , banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.
Po këta struktura, bëjnë me dije se një 23-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 22-vjeçar.
“G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, u shpall në kërkim pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 22-vjeçar, nëpërmjet një rrjeti social”, njofton policia.
Ndërsa një 45-vjeçar me iniciale K.M, banues në Pogradec, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në dy objekte në pronësi të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.