Gjykata e Tiranës la sot në burg 25-vjeçarin Ardit Çela që tentoi të digjte të ish-dashurën e mitur me benzinë, ndërsa dy shokët bashkëpunëtorë u dënuan me detyrim paraqitje.

Ardit Çela, 25-vjeç bashkë me dy shokët e tij Enea Xhorin dhe 17-vjeçarin Dean Matjan jashtë një pallati ushtruan dhunë ndaj një 16-vjeçareje, e më pas tentuan ta djegin me benzinë. Çela rezulton se thuri planin për djegien me benzinë të ish të dashurës, duke rekrutuar dy shokët.

Mbi Ardit Çelën dhe Dea Matjan rëndon akuza “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim, ndërsa Enea Xhori akuzohet për përkrahje të krimit.

Fillimisht policia kapi Ena Xhorin dhe 17-vjeçarin Dean Matjan, e më pas edhe Ardit Çelën. Mësohet se e mitura ishte e ish-e dashura e 25-vjeçarit Ardit Çela dhe bashkëjetonte me të. 

1661603349_ardiancela.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
VIDEO/ Tentoi të digjte me benzinë ish-të dashurën e mitur, 25-vjeçari kërcënon gazetarët brenda sallës së gjyqit: Do ta fus atë telefon në by**ë po të kapa

Ardit Çela i cili bashkë me dy shokë të tij dhunuan dhe tentuan të digjnin një vajzë 16 vjeç, ish-të dashurën e tij, gjatë kohës kur po qëndronte në kafazin e xhamit në pritje të verdiktit nga gjykatësi, nuk hezitoi të tregonte natyrën e tij të dhunshme edhe për një herë tjetër.

Brenda sallës, gazetarët po filmonin pamje me 3 të akuzuarit, gjë që si duket “e bezdisi” agresorin në moshë madhore e me ish-të dashur minorene.

I nervozuar se po filmohej, autori kërcënoi dhe ofendoi gazetarët, ku dëgjohet duke thënë:

“Do ta fus atë telefon në by**ë po të kapa përjashta!”

Ardit Çela u la sot në burg nga gjykata, por fillimi i rrugëtimit të tij drejt dënimit duket se nuk po e vetëdijëson për krimin brutal, i cili mund të kishte fund akoma më tragjik për 16-vjeçaren.

Ora 12:32
Tentuan ta digjnin me benzinë, 16-vjeçarja rrëfen detajet: Më spërkatën dhe ndezën çakmakun, më pas vrapova

1661596812_Screenshot1.jpg

Vajza 16 vjeç, e dhunuar nga ish i dashuri 25 vjeç dhe dy shokët e tij i kallëzoi vetë këta të fundit në Polici, ndërsa gjatë seancës gjyqësore të tre dhunuesve, u bënë me dije detajet.

Vajza ka treguar se si Ardit Çela bashkë me shokët e tij tentuan ta digjnin me benzinë poshtë pallatit ku banonte. Çela mbante një shishe të mbushur në benzinë, me të cilën spërkati 16-vjeçaren pasi e rrahën dhe e goditën dhunshëm. Më pas, Çela nxori çakmakun për t’i vënë flakën vajzës, por kjo e fundit pasi e nuhati erën e benzinës u largua me vrap duke iu shpëtuar agresorëve.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar pamje filmike që provojmë krimin e tre të rinjve, ndërsa e mitura kishte shenja dhune në trup.

Ora 12:00
Tentuan të djegin të miturën me benzinë, gjykata lë në burg 25-vjeçarin e detyrim paraqitje për 2 bashkëpunëtorët

1661590432_ardicela.jpg

Gjykata e Tiranës la ne burg Ardit Çelën, ndërsa 22-vjeçari Enea Xhori dhe 17-vjeçari Dean Matja janë lënë nën masën detyrim paraqitje.

25-vjeçari Çela rezulton se thuri planin për djegien me benzinë të ish të dashurës, duke rekrutuar dy shokët.