TIRANË- 3 të rinj janë arrestuar pasi kanë dhunuar dhe kanë tentuar që t’i vënë flakën një vajze të mitur.

Ardit Çela, 25-vjeç bashkë me dy shokët e tij Enea Hoxhën dhe 17-vjeçarin D.M, dyshohet se jashtë një pallati ushtruan dhunë ndaj një 16-vjeçareje, e më pas tentuan ta dëmtojnë me benzinë.

E mitura ishte e ish-e dashura e 25-vjeçarit Ardit Çela dhe bashkëjetonte me të. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:39
Bashkë me shokët dhunoi dhe tentoi që të digjte ish-të dashurën me benzinë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Ardit Çelën 25-vjeça pasi bashkë me shokët e tij ka dhunuar dhe ta tentuar që të djegë me benzinë ish-të dashurën e tij, 16-vjeçe. Më herët policia arrestoi dhe dy shokët e tij, Enea Hoxhën dhe një 17-vjeçar.