VLORË- Katër persona janë arrestuar mesditën e sotme, pasi një ditë më parë dhunuan dy efektivë policie.

Në pranga kanë rënë Armando Dredhaj, Daniel Muçaj, Sebastian Naqellari dhe Kevin Muhametaj. Siç bëri të ditur gazetari i Report Tv, katër vlonjatët po konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe policia ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, por përfunduan duke u qëlluar me grushte. 

Policët pësuar dëmtime në fytyrë për shkak të goditjeve, por, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.