KUÇOVË- Policia ka nisur hetimet ndaj 2 prej persovane të përfshirë në një ngjarje të regjistruar 3 ditë më parë në Kucovë, ku një grup me persona kanë kërcënuar dhe ushtruar dhunë me shkopa bejzbolli ndaj një familjeje.
Njërin prej emrave ndaj të cilëve ka nisur hetimi, më konkretisht Loni Malaj 61 vjeç, është përmendur edhe nga kryefamiljari viktimë i dhunës, 34-vjeçari Arbër Liço gjatë denoncimit të tij në media për ngjarjen, ndërsa hetimi ka nisur edhe ndaj I.I 33 vjeç.
Këta dy persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin së bashku me 4 persona të tjerë, duke mbajtur nga një shkop bejzbolli kanë hyrë më dhunë në banesës familjes dhe kanë kërcënuar pjesëtarët e saj, ndërsa kanë dhunuar Arbën Liçon, teksa po përpiqej t’i dilte në mbrojtje njerëzve te tij.
Për kamerën e Report Tv, Liço tregoi se përpara se agresorët të largoheshin nga banesa i thanë familjes “Jeni të vdekur” ndërsa Arbri njoftoi policinë ,e cila ka mbërritur në banesën e tij, në lagjen "11 Janari" në Kuçovë.
"Në hyrje të Kuçovës, ka qenë Loni Malaj me një person të quajtur Xhelo të cilët me kanë bërtitur dhe më kanë sharë, arsyen nuk e di. Kam ndaluar makinën dhe i kam thënë ca problemi ka kanë vazhduar prapë duke sharë, Pas pak 30 minuta më vonë, kanë ardhur Loni Malaj me djalin e tij Gert Malaj dhe 3 persona të tjerë me shkopa bejsbolli më kanë dhunuar, kërcënuar, mua prindërit e mi dhe nipin tim. Me shpejtësi kam mbyllur derën, 3 prej tyre nuk i njoh me emra vetëm me fytyra. Përpara se të iknin më thanë jeni të vdekur të gjithë.", shprehet kryefamiljari.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale "Kanosje", "Dëmtime të tjera me dashje", kryer në bashkëpunim.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ
27 Janar, 14:35
-
Situatë kritike në Berat, mjekja infeksioniste: Gripi i tipit A shkakton komplikacione te fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë
27 Janar, 11:44
-
Liturgji përshpirtjeje për Kryepeshkopin Janullatos në Katedralen e ‘Shën Dhimitrit’ në Berat! At Petraq Simsia: Vepra e tij do të mbetet e paharruar
25 Janar, 19:17
-
Berat/ Mashtronin njerëz duke përfituar shuma të mëdha parash, sekuestrohen mbi 8 milionë euro pasuri të dy personave, 10 pasuri të paluajtshme
24 Janar, 13:55
-
Ujë i ndotur në Çiflig të Dimalit, banorët: Mban era naftë! Ujësjellësi: Do investojmë brenda vitit për rrjetin e ri
23 Janar, 14:02
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Ndotje alarmante në fshatrat e Bashkisë Dimal, banorët: Mbetjet urbane nuk pastrohen prej disa muajsh
18 Janar, 15:50
-
Fier, doli me mikun për peshkim në lumin Vjosë, zhduket 63-vjeçari, vijojnë kërkimet nga palombarët RENEA
18 Janar, 10:38
-
Berat/ Aksident i rëndë në Moravë, makina godet për vdekje këmbësoren 30-vjeçare, shpëton për mrekulli fëmija i saj 2-vjeçar! Shoqërohet shoferi (EMRAT)
17 Janar, 19:43
-
Berat/ Shfrytëzonte për prostitucion 36-vjeçaren, arrestohet tutori me precedentë! Në pranga edhe vetë e reja nga Memaliaj
17 Janar, 13:03
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
Trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence, arrestohet 58-vjeçari i dënuar me 7 vite burg nga Italia! Pritet ekstradimi (EMRI)
14 Janar, 13:58