KORÇË- Dy persona kanë rënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si autorë të dhunimit të 14-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Korçë.
Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i të miturve me iniciale A. E., 17 vjeç dhe Dh. F., 15 vjeç, banues në Korçë, si dhe u shpall në kërkim L. L., 16 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet hetimore të kryera dhe nga provat e siguruara rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit, kanë goditur me sende të forta 14-vjeçarin, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre shkopinj (dy prej druri dhe njëri metalik), të cilët dyshohet të jenë përdorur nga autorët e ngjarjes, gjatë konfliktit.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.