Pamje të rënda/ Dhunuan pacientët e sëmurë Guardia di Finanza arreston tre infermiere (VIDEO)

Agjentët e Guardia di Finanza në Savona kanë arrestuar ditën e sotme tre gra italiane, punonjëse sociale dhe shëndetësore në Varazze, për keqtrajtim dhe dhunë ndaj pacientëve. Hetimet përfunduan falë kamerave të fshehura në disa dhoma që lejonin të regjistroheshin veprat penale të kryera nga gratë. Ato kanë dhunuar pacientët në forma të ndryshme, i kanë goditur me shuplaka, fyerje, kërcënime dhe mallkime, të cilat shoqëroheshin me ulërime dhimbjeje, lot dhe lutje nga viktimat. Të moshuarit e pafuqishëm u kërcënuan gjithashtu se do të mbeteshin pa ushqim,  madje edhe se do të lidheshin në shtrat ose do të rriheshin,  vetëm për shkak se kishin kërkuar ndihmën e operatorëve.  Pamjet  u bënë publike pas skandalit të djeshëm në Britaninë e Madhe ku një punonjëse e kujdesit shëndetësor abuzonte me një pensioniste. Pamjet janë bërë publike pasi, punonjësja në fjalë u dënua me vendim të formës së prerë me 6 muaj burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin