16-vjeçarja Kristjana Beqiri e cila në bashkëpunim me shokun e saj Julian Kiptiu dhunuan një të moshuar në Lushnjë me qëllim për ta grabitur është lënë në 'detyrim paraqitje' ndërkohë që ndaj Kiptiut është marrë masa 'arrest me burg' për 20 ditë. Ai njihej në rrjetet e saj sociale për postimet dhe kërcimet e shumta.

Gjykata e shkallës së parë të rrethit gjyqeësor Lushnjë ka shqyrtuar paraditen e sotme çështjen në prani edhe të psikologes.

Ditën e djeshme e moshuara Lume Zela, 64-vjeçe, është mashtruar nga vajza e cila është shtirur se ishte e sëmurë me vrimë në zemër, që të futej brenda në shtëpi.

Zela e ka lejuar që të futej brenda duke i dhënë një gotë ujë, në këtë moment e reja e ka qëlluar më sprajt lotsjellës, e ka kapur nga duar, e ka tërhequr zvarrë dhe e ka mbyllur në dhomë.

Pas kësaj, vajza ka kontrolluar në të gjithë shtëpinë për të gjetur ndonjë send me vlerë. Më pas, ka telefonuar shokun e saj, Julian Kiptiu, 18 vjeç të arrestuar, që e ka ndihmuar që të largohet nga vendi i ngjarjes.

Për mikrofonin e Report Tv, e moshuara thotë se në shtëpi ka pasur disa sende floriri, por nuk e di nëse i ka marrë, është duke bërë kontrollin në shtëpi për të parë se çfarë i mungon. 16-vjeçarja, e arrestuar, ka shfrytëzuar faktin që e moshuara jeton në shtëpi e vetme me mbesën e saj, e cila në atë moment nuk ka  qenë në shtëpi.

1612008877_JULIANKRISTIANBEQIRI.jpg

Julian Kiptiu,Kristjana Beqiri dhe e moshuara