Nga kërcimet në 'Tik-Tok', përfundon në gjykatë kokëulur 'detyrim paraqitje' për 16-vjeçaren dhe 'arrest me burg' për shokun e saj pasi dhunuan të moshuarën për ta grabitur

16-vjeçarja Kristjana Beqiri e cila në bashkëpunim me shokun e saj Julian Kiptiu dhunuan një të moshuar në Lushnjë me qëllim për ta grabitur është lënë në 'detyrim paraqitje' ndërkohë që ndaj Kiptiut është marrë masa 'arrest me burg' për 20 ditë. Ai njihej në rrjetet e saj sociale për postimet dhe kërcimet e shumta.

Gjykata e shkallës së parë të rrethit gjyqeësor Lushnjë ka shqyrtuar paraditen e sotme çështjen në prani edhe të psikologes.

Ditën e djeshme e moshuara Lume Zela, 64-vjeçe, është mashtruar nga vajza e cila është shtirur se ishte e sëmurë me vrimë në zemër, që të futej brenda në shtëpi.

Zela e ka lejuar që të futej brenda duke i dhënë një gotë ujë, në këtë moment e reja e ka qëlluar më sprajt lotsjellës, e ka kapur nga duar, e ka tërhequr zvarrë dhe e ka mbyllur në dhomë.

Pas kësaj, vajza ka kontrolluar në të gjithë shtëpinë për të gjetur ndonjë send me vlerë. Më pas, ka telefonuar shokun e saj, Julian Kiptiu, 18 vjeç të arrestuar, që e ka ndihmuar që të largohet nga vendi i ngjarjes.

Për mikrofonin e Report Tv, e moshuara thotë se në shtëpi ka pasur disa sende floriri, por nuk e di nëse i ka marrë, është duke bërë kontrollin në shtëpi për të parë se çfarë i mungon. 16-vjeçarja, e arrestuar, ka shfrytëzuar faktin që e moshuara jeton në shtëpi e vetme me mbesën e saj, e cila në atë moment nuk ka  qenë në shtëpi.

1612008877_JULIANKRISTIANBEQIRI.jpg

Julian Kiptiu,Kristjana Beqiri dhe e moshuara

K.T./Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/01/2021 00:19

    /ALBI/,per te vetmen gje qe nuk jam dakord me ju eshte shprehja /varferi/ qe keni perdorur.Kjo vajza nuk me duket e varfer,eshte e veshur mire,e ushqyer mire,me thonj si porno star(qe kushtojne mjaft),po keshtu dhe boyfriend-i i saj,i veshur mire,i ushqyer,i shendetshem.Tipike adoleshente shqiptare,me asnje hall ne jete,gjithe shkelqim nga jashte,te ndryshkur nga brenda,me inteligjence ne pikpyetje,te prirur drejt jeteses se lehte ,fames,parave te shumta,mundesisht te fituara lehtesisht,shpejt e dyshimtas,e pa u lodhur fare.Indiferente,moskokcares,pa integritet,pa principe.Nuk them se jane te gjithe keshtu,por druret e shtrember dhe delet e zeza krijojne imazhin e gabuar pergjithesues.

  • Itali: 30/01/2021 20:16

    Ata qe thone se asht minorene e sduhet te denohet ,jan njerz te vjazes ose hajdute si kjo .Eshte mjaftushem ne moshe per denim, ashtu sikurse ashte ne moshe per te dashur, apo per te vjedhur . Nje denim i ban mire shume.

  • Parti enver: 30/01/2021 15:48

    Detyrim paraqiteje per nje ajdute ordinere kur je ne strukturat e rinis LSI e PD. por me keqberes Jan ata gjykates

  • Po pse ?: 30/01/2021 14:02

    Pse detyrim paraqitje per ket kriminele te vogel ? Kjo e ka ba gjith punen

    • AS...: 30/01/2021 19:27

      Po pse cfare prisje ti, qe ta kalbnin ne burg? Per mendimin tim Gjykata ka vepruar drejte dhe ne perputhje te plote me ligjin. Duke mare parasysh moshen e te pandehures si dhe faktin qe ajo nuk ka precedent te me parshem penal, si dhe faktin qe nuk ka pasur dhune (ne kuptiin e plote te fjales) gjat grabitjes, vendimi me duket mese korrekt. Po te ishim ne ndonje vend te Europes ka shume mundesi qe te ishin leruar fasre te dy.

    • Alb: 30/01/2021 17:37

      Ky rasti eshte ska ligj jo gjykates ska ekonomi po varferi dhe shkollimi zero nrm mosha 14 -16 vjece jan viktima dhe perfitues te ketyre situatave.

    • Emigranti: 30/01/2021 15:42

      Sepse aty nuk ka dhe ska per te pasur asnjehere drejtesi. Gjykatesit nuk gjykojne bazaar ne light por ne opinione personale miqesore dhe jam kurioz te dija ne fakt si do e gjykonin kete kriminele me se kishte grabitur gjushen apo gjyshin a jetojme/kesaj gjykateseje? Me siguri do ishte ne burg Pse jo? Por ama jo per nje gjyshe “dosido” si kjo ne Lushnje.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I bie të fikët, Veliaj i vjen në ndihmë qytetares në aeroportin e Hanoverit

VIDEO/ I bie të fikët, Veliaj i vjen në ndihmë qytetares në aeroportin e Hanoverit