TIRANË - Dy nismat ligjore të qeverisë, për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftim digjital dhe projektligjin për njohjen e viteve të punës të atyre që kanë punuar në ish ndërmarrjet shtetërore, ato bujqësore dhe ish-kooperativat, opozita i cilëson si elektorale dhe përpjekje për të blerë vota.
Sipas Çupit, projektligji për letërnjoftimet digjitale, është përpjekje elektorale e socialistëve për të favorizuar kompaninë qeveritare me koncesionin e radhës.
'Mbi projektligjin për letërnjoftimet elektronike, duket qartë përpjekja e qeverisë për të dhënë koncesionin e radhës. Është një projektligj ku parashikimi buxhetor mbi 5 mld lekë kosto, dhe këto efekte financiare do të përballohen nga IDENTITEK ose në varësi të studimit të vizibilitetit nga shoqëritë e tjera që kanë kapacitete teknike dhe financiare. Është një përpjekje e hapur për të intimiduar, dhe për të bërë favorin e radhës për t’ja dhënë kompanisë qeveritare koncesionin e radhës, minimum 5 mld lekë. Është një projektligj që nuk jua kërkon BE. Haptazi në kundërshtim me kodin zgjedhor.'
Çupi kërkon që ky projektligji dhe tjetri që ka të bëjë me njohjen e periudhave të punësimit në shtet për efekt pensioni në sistemin e 6 sigurimeve shoqërore, të votohen pas zgjedhjeve të 11 majit.
Ndërsa zv.ministri i Brendshëm Andi Mahila i pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve shprehet se identifikimi elektronik nuk mund të përdoret si dokument zyrtar administrativ, për transaksione private apo publike.
'Identifikimi elektronik nuk mund të përdoret si dokument zyrtar administrative, për transaksione private apo publike', tha zv.ministri Mahila.
Çupi kërkon tërheqjen e këtyre dy projektligjeve.
'Kanë qëllime elektorale, doni t'i merrni votën qytetarëve. Të votohen pas zgjedhjeve', kërkon Çupi.
Një model të ngjashëm të e-ID-së, sipas zv/ministrit të brendshëm e kanë edhe vende si Gjermania, Belgjika dhe Estonia.
Projektligjet e propozuara nga socialistët:
1. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”.
2. Projektligji “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e 6 sigurimeve shoqërore”.
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
26.8%
-
Të gabuar
57.7%
-
Nuk e di
15.5%
Vota total: 97
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan
23 Janar, 18:16
-
Nisin primaret në PD/ Report Tv zbardh mesazhin dërguar kryetarëve të degëve: Dorëhiquni nëse doni të merrni pjesë
23 Janar, 15:56
-
Diaspora/ PD ‘kushtëzon’ votën për ndryshimet në kod: Pranoni të votojnë emigrantët me dokumente të huaja
23 Janar, 15:10
-
Njohja e periudhave të punës para ’94, miratohen ndryshimet te 'Ligjet', zv.ministrja Manjani: Do njihen pa pengesa proceduriale! Përfitojnë 40 mijë persona në vit
23 Janar, 14:27
-
Ekskluzive/ Qeveria shtyn vlefshmërinë e ID të skaduara vetëm për diasporën, në Shqipëri rinovim! PS refuzon votën me dokumente të huaja
23 Janar, 12:35
-
EKSKLUZIVE/ Report TV brenda zyrës ku po përpunohen të dhënat e diasporës
23 Janar, 11:24
-
Thoma Gëllçi: Shqiptarë, zgjidhni dhe votoni!
22 Janar, 23:03
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Aplikimet në KQZ, 55 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 18 mijë emigrantë të refuzuar
22 Janar, 15:24
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01