Mbretëresha do  ju japë titullin Dukë dhe Dukeshë e Sussex-it  Princ Harryt dhe Meghan Markle pas ceremonisë martesore,titull i cili nuk është përdorur që në vitin 1843.

Kjo  do të jetë dhuratë e mbretëreshës për nipin dhe nusen e tij.

Meghan do të jetë e para Dukeshë e Sussex sot pasi bashkëshorti i saj është bërë Duka i parë pas 175 vjetësh dhe i dyti në histori pas Princ Augustus Frederick në 1801.

Ai ka marrë gjithashtu tituj skocezë dhe irlandezë bashkë me bashkëshorten e tij.

Në Skoci ka marrë titullin Kont i Dumbarton-it dhe në Irlandë Baron i Kilkeel-it.

Aktorja amerikane tashmë do të bëhet Lartmadhëria e saj dhe Dukeshë e Sussex-it.

Të gjithë këto tituj janë dhuratë e mbretëreshës për Princ Harryn dhe Meghanin.