Dhuratat befasuese për gjyqtarët VIP nga gjyshet, vjehrrat dhe tezet, dhjetëra mijë euro, hotele, dyqane, shtëpi dhe makina, SPAK vetëm një sekuestrim

Dhuratat befasuese për gjyqtarët VIP nga gjyshet, vjehrrat dhe tezet, dhjetëra mijë euro, hotele, dyqane, shtëpi dhe makina, SPAK vetëm një sekuestrim

Gjyqtarë dhe prokurorë

Zbatimi i ligjit të Vetingut nxori në pah forma nga më të larmishme të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të shtimin dhe shumëfishimin e pasurive. Përpos parave me fajde dhe bixhozit, rreth 30 % të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar kanë deklaruar dhurata të majme, duke shtuar dhe justifikuar pasurinë. Trupat gjykuese të Vetingut në shumicën e rasteve kanë konstatuar se dhuratat janë të pajustifikuara, për shkak të pamundësisë financiare të dhuruesve, kontratave të rreme të dhurimit, mungesës së dokumentacionit në disa raste dhe manovrave të tjera të njerëzve të drejtësisë. Dhuruesit janë kryesisht familjarët e tyre, si nëna, babai, motra, kunata, vëllezërit etj., por edhe vjehrri apo vjehrra, tezet, baxhanakët, shokët e tyre, miq, biznesmenë etj.

Edhe pse dhuratat kanë qenë një nga shkaqet e shkarkimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve nga drejtësia ose të largimit të tyre për të evituar përballjen me Vetingun, deri më sot SPAK ka kërkuar sekuestrimin e vetëm një dhurate. Bëhet fjalë për sekuestrimin me kërkesë të SPAK të një dyqani me sipërfaqe 172 m2 në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, në emër të ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili ka deklaruar se ia kishte dhuruar motra. I pazakontë është rasti i ish-kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, i cili dha dorëheqjen sapo i ftuar nga Vetingut për t’u njohur dhuratën. Fusha ka ngritur një hotel me vlerë mbi 500 mijë USD në Tiranë, në tokën që i fali daja, me 170 mijë USD që i kanë dhënë babai dhe motra, dhe pjesën tjetër kredi.

Gjyqtari i Vlorës, Ken Dhima, i shkarkuar nga detyra, ka marrë përreth 9 vjet me radhë para dhuratë nga biznesmeni Ahmet Muça, biznesmeni Ahmet Muça, ish-pronar i universitetit “Kristal”. Gjyqtarja Fatmira Hajdari, e shkarkuar për 1 milionë USD pasuri të pajustifikuar, ka marrë dhuratë një kredi të butë për të blerë një shtëpi nga Ilir Meta. Zonja Hajdari e kishte një banesë, por Meta, gjatë një vizite, e kishte konsideruar si të pamjaftueshme. Me këtë kredi Hajdari bleu një shtëpinë, të cilën e shiti duke blerë një dyqan.

Gjyqtarja e shkarkuar nga Marsela Balili ka marrë dhuratë 2800 euro nga tezja e bashkëshortit, për të bërë pushime në Korfuz. Ndërkaq, prokurori i Tiranës, Edmond Hyka, i shkarkuar nga detyra ka deklaruar 22 mijë euro dhuratë nga gjyshja dhe 35 mijë ero dhuratë nga babai. Ndërkaq, bashkëshortja e gjyqtarit Lazër Sallaku ka marrë 40 mijë euro dhuratë nga nëna e saj. Disa gjyqtarë dhe prokurorë, me paratë dhuratë kanë blerë apartamente, dyqane, lokale, makina etj.

 

Dhuratat e njerëzve të drejtësisë

1. Motra dyqan dhuratë dyqan 172 m2 në Tiranë për Fatos Lulon, ish anëtar Gjykatës Kushtetuese.

2. Gjyqtari i Vlorës Ken Dhima, i shkarkuar, ka marrë dhurata nga biznesmeni Ahmet Muça 3 800 euro, 20 mijë euro, 2 500 euro, 8 mijë euro, 10 mijë euro, 15 mijë euro, 20 mijë euro, 5 mijë euro, 20 mijë euro të tjera, 10,000 euro, 15,000 euro dhe 5,000 euro.

3. Ish-kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha; daja i fali 2000 m2 tokë në Mjull-Bathore të Tiranës. Babai i jep 11 500 000 lekë, motra i jep 6 000 000. Merr edhe një kredi dhe bën një hotel me vlerë mbi 500 mijë USD.

4. Prokurori Dritan Gina, si saposhkarkuar nga Vetingut, ka përftuar 35 mijë euro në formë dhurate.

5. Babai apartament dhuratë prokurores Rovena Gashi, e shkarkuar.

6. Vjehrri amanet një apartament në Tiranë dhuratë për prokurorin e Vlorës, Erion Çelaj, i shkarkuar.

7. Babai dhuratë 36 mijë euro gjyqtares Mimoza Brahimit, e cila ka dhënë dorëheqjen.

8. Gjyshja e bashkëshortit dhuratë 35 mijë euro ish gjyqtares së Tiranës Rezarta Mataj, e larguar me dorëheqje.

9. Neritan Cena, gjyqtari i shkarkuar i Tiranës, dhuratë 22 mijë euro nga babait dhe 16 mijë euro nga motra.

10. Brunilda Malo, gjyqtare e Korçës, e shkarkuar, 400 000 lekë nga babai, 190 000 lekë nga vëllai.

11. Gjyshja 22 mijë euro dhuratë dhe babai 35 mijë ero dhuratë prokurorit të Tiranës, Edmond Hyka i shkarkuar.

12. Prindërit i bëjën dhuratë një njësi 2 mijë bashkëshortes së ish anëtarit të KLD, Astrit Haxhialushi, i larguar me dorëheqje.

13. Të afërmit 40 mijë euro dhuratë prokurorit Lezhës Simon Pashuku, i shkarkuar. Me këto para bleu një apartament.

14. Vëllai 2500 euro dhuratë prokurorit Arben Smaçi

15. Ilir Meta dhuratë një kredi të butë për gjyqtaren Fatmira Hajdari, e shkarkuar.

16. Nëna pensioniste 4 milionë lekë dhurata për gjyqtarin Sotiraq Lubonja (i shkarkuar). Vjehrri 25,000 USD kalon në emër të bashkëshortes, 11,000 euro dhe 5000 USD djemve të gjyqtarit.

17. Prokurori Bardhyl Shehu, dhuratë nga babai 180 m2 tokë dhe 16 m2 dhomë, dhuratë një makinë nga kunati, dhuratë bashkëshortes nga nëna e saj, 2 400 dollarë, 4 000 euro, 850 556 lekë, 180 000 lekë, 3 380 euro dhe 200 000 lekë.

18. Bashkëshortja e gjyqtarit Lazër Sallaku ka marrë 40 mijë euro dhuratë nga nëna e saj.

19. Gjyqtari i shkarkuar Arjan Balliu mori 15 mijë euro dhuratë vjehrri si dhe 1 000 000 lekë dhuratë babai.

20. Gjyqtarja Arbena Ahmeti 1 200 dollarë dhuratë nga babai dhe 300 000 lekë dhuratë nga nëna.

21. Edmond Islamaj, ish anëtar i Gjykatës së Lartë, ka marrë dhuratë nga prindërit apartament banimi në Durrës, me sipërfaqe 81 m2.

22. Babai i bëri dhuratë gjysmën e një apartamenti ish gjyqtarit Kliton Spahiu, i dënuar.

23. Baxhanaku 4 mijë USD dhuratë ish prokurorit Artan Bajrami.

24. Gjyqtari Avni Sejdi 14 mijë euro dhuratë nga vëllezërit.

25. Tezja e bashkëshortit 2800 euro dhuratë gjyqtares Marsela Balili për pushime në Korfuz, e shkarkuar.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ylli: 03/10/2021 03:03

    O Tiku, mo u merr me ato qe iken. Merru me antaret e SPAK, ato investigo. Ne Shqiperi asnji nuk e kalon vettingun se te gjithe ne nje forme apo tjeter jane te korruptuar apo ndikuar. Puna eshte qe ato qe kane kaluar jane aq te supersofistikuar qe pale ca falsifikimesh noteriale kan bere. Me ato merru o Tikuuuuuu. Lere partine dhe Ramen boll u servilose, bej nje pune pe tamami.

    Përgjigju
  • Iris: 02/10/2021 23:26

    Po kur na dolen keta gjysher e prinder kaq te pasur,kur dihet qe te gjithe kane marre pension per punera qe kane bere ne kohen e Xhaxhit, per te mos folur per <<zemergjeresine>> e motrave,vellezerve,vjerreve,kuneterve,baxhanakeve,apo tezet e bashkshorteve?! Jo vetem qe njerezit jane doreshternguar,por i kemi pare si shqyhen e zihen me njeri-tjetrin, per nje apartament,shtepi,truall,toke,etj te emisione si ai i Eni Cobanit?Une nga e gjithe lista e ketyre maskarenjve,do perjashtoja Ken Dhimen,sepse eshte i vetmi i korruptuar qe i ka marre parate nga korrupsioni dhe jo <<dhurata>> nga te aferm.

    Përgjigju
  • administrata: 02/10/2021 19:01

    meqe kemi qeverisje transparente e meqe beni gazetari komplet te pavarur.. pa u bezdisur futuni e na tregoni pak sa ben tendera qeveria.. dhe na tregoni pak dhuratat e ministrave e te vete lartmadherise se tij.. mblidhini te gjitha dhuratat e shuma e tyre as tavanin e sarajeve ne surrel nuk kalon.

    Përgjigju
    • A. N.: 03/10/2021 06:04

      Ty te duken te pavarur por nuk ashtu sic e mendon.

  • Cubi: 02/10/2021 16:56

    Jooooooo gabim me jua sekuestruar gjynah te shkretet. Sa meziiiiii i kan ven.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'