Viti i ri shkollor ka nisur ndryshe për nxënësit e shkollës speciale në qytetin e Korçës, një automjet për transportin e nxënësve është dhuruar për të qenë në shërbimin e nxënësve me aftësi të kufizuara.

Donacioni është kryer nga fondacioni Mersen Kinderen duke ulur kështu barrën e shumë familjeve që kanë fëmijë të cilët studiojnë në këtë shkollë.

Për Drejtoreshën e DRAP Vinjola Rota, u shpreh se disa familje e kanë të pamundur për shkak të probleme që kanë fëmijët e tyre t’i sjellin në shkollë, ndërsa pas këtij donacioni këto familje do e kenë më të lehtë aksesin e fëmijëve në arsimim.

'Në shkollën speciale falë një dhuratë që ka bërë fonadacioni të cilin ne sot e falenderojme me zemër, ju kemi ardhur në shërbim shumë familjeve sepse nuk kanë mundësi që t'i sjellin fëmijët në ambientet e shkollës. Lëvizja e tyre do të bëhet sipas një kalendari. Unë jam shumë e lumtur që ne realizuam një ëndërr që e kishim të përbashkët', tha ajo. 

Personi i kontaktit e cila ndërmjetësoi për të siguruar këtë mjet është Marleen Van de Voorde e cila u shpreh se kjo nismë erdhi pasi pa situatën e vështirë të familjeve që kanë fëmijë me probleme. Ndërsa theksoi se kjo pritet që të jetë një zgjidhje për shumë familje në qytetin e Korçës.

Në shkollën speciale të qytetit të Korçës marrin mësim rreth 30 fëmijë nga qyteti por edhe zonat përreth të cilët paraqesin nevoja specifike ne marrjen e edukimit.