Situata nga reshjet e rëna gjatë natës në qarkun e Korçës paraqitet përgjithësisht e qetë, me disa problematika të izoluara.

Korçë ka prezencë uji në afërsi të banesave në fshatrat Çiflig dhe Shamoll.

Si pasojë e prurjeve të shumta të përroit, është bërë e pakalueshme rruga për në fshatin Denas dhe strukturat përgjegjëse kanë marrë masat për ndërhyrje.

Kolonjë, Maliq, Devoll dhe Pustec nuk raportohen situata emergjente apo dëme.

Pogradec është konstatuar një rrëshqitje dheu në fshatin Dardhas ku po punohet për rikthimin e kalueshmërisë.

Rajoni Qendër–Lindje:

Në aksin Lozhan -Moglicë ka patur rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash. Po kryhen ndërhyrjet për pastrim dhe qarkullimi vijon normalisht, me kufizime të përkohshme në zonat e ndërhyrjes.

Raportohet një çarje në argjinaturë në përroin e Oshticës (Bilisht), ndërhyrja do të kryhet sapo të ulen prurjet. Lumi Dunavec ka prurje të konsiderueshme, por po monitorohet vazhdimisht dhe aktualisht nuk paraqet rrezik.

Dy zona janë pa energji elektrike dhe po punohet për rikthimin e saj.

Fideri 9, N/Stacioni Lozhan: 502 abonentë pa energji elektrike.

Fideri J07, N/Stacioni Leskovik: 1 abonent pa energji 


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Vjosa del nga shtrati në Mifol, niveli arrin në 9 m! Aksi Qukës-Qafë Plloçë bllokohet plotësisht nga rrëshqitja e dherave! Përmbytje në Pogradec e Obot