Përpara se të bëhej një nga figurat më të famshme dhe më të respektuara të Hollywood-it, Leonardo Di Caprio ka qenë një fëmijë i varfër, i cili jetonte në një lagje problematike të Los Angelesit.

Aktori ka thënë në një intervistë për “Los Angeles Time”  se është rritur në një zonë e cila ishte e rrethuar nga droga dhe prostitucioni si dhe nga dhuna.

Por pavarasisht kësaj Di Caprio ka thënë se nuk ka përdorur asnjëherë drogë.

Më tej ai ka shpjeguar se përballja me këtë lloj jete e ka bërë atë të qëndrojë larg telasheve të drogës.

Aktori bukurosh ka treguar se si në moshën 15 vjeçare ai i ka kërkuar mamasë që ta dërgojë në disa audicione për tu bërë aktor.

Ëndrra e tij e madhe u bë realitet falë dëshirës dhe përkushtimit ndaj profesionit, duke qëndruar jo vetëm larg trazirave me të cilat është rritur, por duke qenë edhe një nga figurat më të famshme.

(b.t/shqiptarja.com)