"Ne i thamë ambasadorit turk në Itali se nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën Siriane, pushtimi duhet të ndalojë", -  Luigi Di Maio ka raportuar  në Dhomën e Parlamentit për luftën në veri të Sirisë dhe sulmin ushtarak të Erdoganit. Duke përmbledhur ngjarjet e fundit ai tha se numri i vdekjeve nga ofensiva turke "është i papranueshëm"  dhe se ka "efekte shkatërruese humanitare". Por mbi të gjitha ai u morr me  çështjen delikate të ndalimit të armëve kundër Ankarasë.

Di Maio konfirmoi bllokimin për shitje në të ardhmen të armëve, por gjithashtu hapi hipotezën e një ndalese për ato kontrata që janë në proces: Në orët e ardhshme ne do të zyrtarizojmë të gjitha aktet për të bllokuar eksportet e armëve në Turqi dhe do të hapim një hetim për kontratat ekzistuese".

Pikërisht sepse "Italia nuk ka rrugë tjetër" - shpjegon ai - para emergjencës humanitare kemi vendosur të veprojmë menjëherë me një dekret. Pastaj ai shpjegoi se cilat janë efektet e luftës: ekziston një "rrezik që mund të ringjallë ISIS, për luftën ndaj të cilit ka  kontribuar edhe Italia".