Juventus ka marrë një lajm aspak poztiv në prag të ndeshjes me Paris SG, e para për këtë sezon në Champions League
Bardhezinjtë nuk do kenë në dispozicion sulmuesin Di Maria, i cili kishte vetëm pak ditë i kthyer nga dëmtimi. Argjentinasi është dëmtuar kundër Fiorentinës dhe ndaj PSG nuk do jetë as i grumbulluar, ndërsa vendin e tij pritet ta marrë Filip Kostic.
Për rrjedhojë Di Maria humbet mundësinë për të luajtur ndaj ish-ekipit të tij, ndërsa i shtohet mungesës së Pogba-s dhe Cheisa-s. Paris SG-Juventus do luhet në Parc de Prince dhe nis të martën në orën 21:00.