Artur Melo, mesfushori i Barcelonës, do të qëndrojë larg fushave për një periudhë të pacaktuar si shkak i një sëmundjeje seksualisht të transmetueshme. Braziliani është diagnostikuar me Gonohrrea dhe ilaçet për kurimin e saj nuk janë të lejuara nga testet anti-doping. Si rrjedhojë Barcelona nuk kërkon të rrezikojë dhe do ta lërë futbollistin për një periudhë jashtë fushave.
Melo mungojë edhe në ndeshjen e fundit të Barcelonës të fituar 5-2 kundër Mallorca-s. Nga klubi katalanas u tha se mesfushori kishte pësuar një dëmtim, ndërsa vetëm sot është mësuar me të vërtetë arsyeja e mungesës.