Dialogu i Mesdheut, Ministri Hasani: Më shumë bashkëpunim ekonomik mes Ballkanit Perëndimor dhe BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në edicionin e 10-të të Konferencës Ndërkombëtare "Dialogu i Mesdheut 2024" që u mbajt në Romë, ku u diskutua mbi rolin kyç të Ballkanit Perëndimor në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Mesdheut.

Në panelin "Roli i Ballkanit Perëndimor në Sigurinë e Mesdheut", Ministri Hasani theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Ministri gjithashtu theksoi se procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane, përfshirë edhe në kuadër të politikave të sigurisë dhe mbrojtjes, është një hap thelbësor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

"Gjatë dekadës së fundit, Ballkani Perëndimor ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve midis Evropës dhe rajonit të Mesdheut. Përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe angazhimit të përbashkët në nismat e sigurisë, mund të ndihmojmë në stabilizimin e rajonit dhe në mbështetje të qëndrueshmërisë afatgjatë të Mesdheut," u shpreh Ministri Hasani në fjalën e tij.

Në takimin e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, mori pjesë kryeministrja e Italisë si dhe kryediplomatë, ekspertë dhe analistë nga vende të ndryshme, për të adresuar sfidat më të mëdha me të cilat përballen vendet e Mesdheut.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi i Kroacisë' deklaron fitoren në zgjedhjet presidenciale

'Trumpi i Kroacisë' deklaron fitoren në zgjedhjet presidenciale