Dialogu i pozitës dhe opozitës në Serbi

Dialogu i pozitës dhe opozitës në Serbi

Parlamenti i Serbisë

Viti i ri - dialog i ri midis qeverisë dhe opozitës në Serbi. Por shumë kohë për dialog nuk ka mbetur, pasi zgjedhjet në Serbi do të mbahen vitin e ardhshëm.

Autoritetet e Serbisë kanë premtuar në parim që dialogu me opozitën do të fillojë shumë shpejt. Janari është përmendur si kohë e fillimit, por tani po shihet se autoritetet po përdorin sërish armën e vjetër tashmë tradicionale politike - zvarritjen. Autoritetet e Serbisë thonë tani se ky dialog mund të fillojë në pranverë. Flitet për prill apo maj, që do të thotë se ky lloj dialogu do të zgjaste vetëm pak, për shkak të pushimeve të verës.

Gara me kohën

Justifikimet e dëgjuara rreth kësaj teme për Dushan Spasojeviqin, nga Fakulteti i Shkencave Politike, dëshmojnë se "asnjë nga palët nuk e ka kuptuar seriozisht domosdoshmërinë e dialogut të brendshëm". Ndërsa gazetari Gjorgje Vlajiq thotë për DW,  se ai mendon që "qeveria nuk e do aspak këtë dialog me opozitën dhe se ky dialog do të shtyhet deri në momentin kur të shpallen zgjedhjet." Qeveria me këto retorika vetëm do të "tregojë një vullnet të mirë për bisedime", por në fakt nuk e dëshiron atë.

Protesta antiqeveritare në Serbi, 7 korrik 2020

Kuvendi i Serbisë njofton se ata janë duke punuar me opozitën, në një platformë për zgjedhje të drejta dhe të lira. Në opinion janë publikuar pjesë të dokumenteve jozyrtare, ku thuhet se po punohet për prezantimin e barabartë të subjekteve politike. Por ngjarjet e fundit në organizatën për prezantimin e barabartë, zgjedhja e njerëzve kryesorë nga subjekte të caktuara dhe dorëheqja e disa të tjerëve, dëshmojnë se gjërat po ecin mbrapsht.

Mundësitë e vogla për marrëveshje

Dushan Spasojevqi thotë për DW se gjërat në Serbi gjithmonë fillojnë nga e para: "Ne kishim kërkesat e ekipit të ekspertëve, rekomandimet e CRTE, kemi disa rekomandime të tjera të organizatave joqeveritare, patëm rekomandime pas negociatave në Fakultetin e Shkencave Politike. Mendoj se tashmë ka një analizë të qartë të asaj që është e gabuar dhe çfarë duhet të ndryshohet, por mendoj se disa kërkesa nuk janë formuluar mirë". Edhe Gjorgje Vlajiq është skeptik se mund të ketë marrëveshje mes pozitës dhe opozitës në Serbi për kushtet e zgjedhjeve.

Kushte për zgjedhje

Fokusi në negociatat mes pozitës dhe opozitës është vënë tek liria e mediave dhe puna e Rregullatorit për Mediat Elektronike REM. Por zhvillimet e fundit brenda REM tregojnë se qeveria nuk është e gatshme për kompromis dhe se REM mbron me vendosmëri interesat e mediave të regjimit.

Ivica Daçiç

Kryetari i parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq, cili ka për qëllim që të luajë rolin e kryenegociatorit në anën e qeverisë, ka nxitur edhe më shumë skepticizmin për gatishmërinë e qeverisë për marrëveshje me opozitën. Daçiq tha se dialogu midis qeverisë dhe opozitës nuk është një temë që kërkon shumë nxitim, se kjo është një "punë anësore" për qeverinë. Sipas tij, opozita nuk duhet të mashtrohet se dialogu mund të zëvendësojë zgjedhjet. Dushan Spasojeviq mendon se "kjo është një taktikë e vjetër e qeverisë, e cila beson se gjithçka është në rregull në Serbi dhe se nuk është e qartë pse opozita po proteston. Ndaj ky dialog do të jetë më shumë si një cirk që e kemi tani në parlament".

Këtu shohim shumë qartë qëndrimin e qeverisë ndaj opozitës, vëren Gjorgje Vlajiq. Duket sikur ata janë duke thënë "këto janë kushtet për zgjedhje, e ju nëse doni mund të merrni pjesë, nëse nuk doni, ky është vendimi juaj politik".

Vuk Jeremiq mendon se opozita duhet të dërgojë në dialog një ekip të përbashkët. Por analistët thonë se ky qëndrin "nuk është real", për shkak të përçarjeve brenda opozitës. Opozita në Serbi po shpenzon më shumë kohë për harmonizimin e qëndrimeve mes vete, sesa për përmirësimin e kushteve. Ndërkohë që ende po mendohet se cila është strategjia më e mirë e opozitës, pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme apo bojkotimi i tyre. Ka analistë që thonë se me një bojkot tjetër, opozita do të shkatërronte veteveten edhe më shumë, por kushtet për zgjedhje nuk janë të mira./ DW

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë