Dialogu Kosovë-Serbi,Haradinaj
thirrje të fortë SHBA:Përfshihuni!

Dialogu Kosovë-Serbi,Haradinaj<br />thirrje të fortë SHBA:Përfshihuni!<br>
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të përfshihen në dialogun me Serbinë. Haradinaj ka thënë se Kosova është vend euroatlantik dhe se asnjëherë nuk është zgjidhur asnjë çështje pa rolin e Amerikës.

“Tani ne kemi dy procese një është Marrëveshja e Stabilizim –Asociimit dhe statusi i kandidatit të BE-së. Ndërsa çështja e dialogut me Serbinë mendojë se është e ndarë dhe duhet të jetë edhe roli i Amerikës për ta zgjedhur këtë”, është shprehur Haradinaj.

Kosova, tha ai, është serioze në prespektivën e vet, është vend euroatlantik, ndaj roli i Amerikës për Kosovën është rol i pazëvendësueshëm. “Problemet e Ballkanit nuk janë zgjedhur asnjëherë pa rolin e Amerikës”, ka thënë Haradinaj.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë