Dialogu Kosovë-Serbi, takimi i parë
Mustafa-Vuçiç mbahet më 9 shkurt

Dialogu Kosovë-Serbi, takimi i parë<br />Mustafa-Vuçiç mbahet më 9 shkurt
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe homologu i tij serb Aleksander Vuçiç do të takohen në Bruksel më 9 shkurt. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja e Beogradit, “Danas” ku sipas saj në takim do të jenë pjesëmarrës edhe ministrat e jashtëm Hashim Thaçi i Kosovës dhe Ivica Daçiç i Serbisë.

Takimi zhvillohet në kuadër të vazhdimit të procesit të Brukselit, i thirrur nga shefja e re e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini

Ky është takimi i parë midis kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij serb, Aleksander Vuçiç, dhe po ashtu i pari i ftuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini.

Sipas shkrimit në këtë gazetë të Beogradit, dy nga temat do të jenë integrimi i gjyqësorit në veri në atë të Kosovës dhe formimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, që janë parakushte që BE të hapë kapitullin 35 për anëtarësimin e Serbisë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin