Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon 
më 21 prill, e drejton Mogherini

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon <br />më 21 prill, e drejton Mogherini
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se raundi i ardhshëm i bisedimeve Kosovë-Serbi do të mbahet më 21 prill.

Në një njoftim për media thuhet se shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të takojë kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, të martën e ardhshme në Bruksel.

Zyra e Mogherinit po ashtu njofton se kryeministrat do të rishikojnë përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe do të këmbejnë pikëpamjet për të çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023