Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi takohet me Petkoviç në Bruksel! Diskutimet mes palëve kryesisht teknike

Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi takohet me Petkoviç në Bruksel! Diskutimet mes palëve kryesisht teknike

Të martën dhe të mërkurën delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel për të vazhduar bisedimet për dialog, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Këtë e kanë konfirmuar edhe burimet e BE-së, por edhe ato të Qeverisë së Kosovës.

Ditën e sotme të dy delegacionet do të zhvillojnë takime me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij ndërsa më 8 shtator do të zhvillohet një takim ndërmjet dy delegacioneve.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se në këto takime do të diskutohen “çështjet aktuale” dhe për “rrugën përpara në vazhdimin e dialogut”. Ai ka thënë se blloku pret që palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialog, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me vizitat zyrtare. Serbia ka shprehur pakënaqësi, pasi Kosova ia ka ndaluar shefit të ekipit serb për dialogun, Petar Petkoviç vizitën në Kosovë. Me arsyetimin se në vizitat e fundit ai kishte bërë deklarata provokuese  dhe nuk e kishin parë të arsyeshme vizitën e tij.  Kryesues i delegacionit për Kosovën do të jetë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Në takimin me përfaqësuesit e BE-së do të diskutojë për temat që kanë të bëjnë me zbatimin e Marrëveshjes për energji, asaj për targat e veturave dhe për personat e zhdukur me dhunë. Ndërsa, në takimin me Serbinë, me ndërmjetësimin e BE-së, e vetmja temë për të cilën Kosova është pajtuar që të jetë në rend dite do të jetë ajo për të çështjen e të zhdukurve.

Ndërkohë që pritet që takimi i radhës i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç të zhvillohet më vonë gjatë muajit shtator.

Takimi i fundit në nivelin e lartë është zhvilluar më 19 korrik, por ai nuk ka prodhuar ndonjë rezultat konkret.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011 me synim kryesor normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja