BRUKSEL- Ka përfunduar takimi mes delegacionit të Kosovës dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Pas takimit, dy kryenegociatorët, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti në një deklaratë për shtyp kanë folur lidhur me çfarë është diskutuar.

Kryetari i PSD-së, Fatmir Limaj është shprehur se gjatë takimit u fol edhe lidhur me taksën ndaj mallrave serbe.

“Mogherini preku edhe temën e taksës ndaj mallrave serbe, ne shprehëm qëndrimin e Kosovës, se ajo nuk do të hiqet. Gjithashtu ne u shprehem se jemi të gatshëm të zhvillojmë dialogun që çon në njohje reciproke.”

Sipas tyre, Mogherini u shpreh se BE-ja përkrah secilën marrëveshje që përfaqëson vlerat e Bashkimit Evropian.

Në fjalën e saj pas takimit, Mogherini u shpreh se i ka kërkuar sërish familjes që të hiqet taksa e vënë ndaj produkteve serbe.

“Duhet të krijohet një klimë që i kontribuon fqinjësisë së mirë, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen dhe veprimet dhe deklaratat që nuk janë në interesin e përgjithshëm të rajonit duhet të shmangen”.

Pala kosovare ishte e pranishme në takimin me Mogherinin, Serbia ka vendosur bojkotimin e saj për shkak të taksës 100 % mbi mallrat e saj që hyjnë në Kosovë.

Për më shumë detaje lidhur me takimin e sotëm në Bruksel dhe mospjesëmarrjen e grupit negociator të Serbisë (LEXO KËTU)