Dialogu, më 6 dhe 7 korrik zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë

Dialogu, më 6 dhe 7 korrik zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

Burimet në Bruksel kanë paralajmëruar se javën që vjen, më saktësisht të martën dhe të mërkurën (6 dhe 7 korrik), do të ketë takime të reja në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por jo në nivelin e lartë. Pas takimit të parë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tash priten takime mes delegacioneve të të dyja shteteve në Bruksel.

Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Korrespodenti i Radios Evropa e Lirë në Bruksel, thotë se burimet brenda BE-së nuk kanë saktësuar se cilat do të jenë temat e këtyre takimeve, por kanë paralajmëruar që në kuadër të tyre do të flitet edhe për marrëveshjet e arritura deri me tash në dialog dhe për shkallën e zbatimit të tyre. Po ashtu ky takim do të shfrytëzohet edhe për përgatitjen e një takimi të ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pritet të zhvillohet nga fundi i këtij muaji në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan për herë të parë më 15 qershor në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti kishte propozuar nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes, ku Kosova dhe Serbia do të zotoheshin që nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën, si dhe ka kërkuar njohjen e ndërsjellë.

Ndërkaq, Vuçiq kishte ngritur çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas vlerësimeve të diplomatëve në Bruksel, ai takim kishte dëshmuar se sa dallojnë qëndrimet e të dyja palëve.

Zyrtarët e BE-së të cilët ishin përfshirë në ndërmjetësimin e dialogut, si Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe atë të Sigurisë, Josep Borrell, ashtu edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i kanë njoftuar shtetet anëtare për rezultatet e atij takimi.

Shtetet anëtare vazhdojnë të mbështesin dialogun dhe presin që ai të rezultojë me një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës