Dialogu në Bruksel, Vuçiç: Jo tensione
Thaçi: Bisedimet për një fazë të re

Dialogu në Bruksel, Vuçiç: Jo tensione<br />Thaçi: Bisedimet për një fazë të re
Nesër do të zhvillohet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në prani të shefes së diplomacisë së BE.
 
Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se është e rëndësishme që të vijojnë bisedimet, sepse sipas tij reduktohen tensionet.
 
Ndërsa Hashim Thaçi deklaroi se do të diskutojmë dhe shkëmbejmë idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdojmë dialogun në fazën e re.
 
Nesër, në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me zonjën Mogerini dhe presidentin e Serbisë, do të diskutojmë dhe shkëmbejmë idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdojmë dialogun në fazën e re dhe objektivat që synojmë të arrijmë në kuadër të procesit të normalizimit”, ka shpjeguar Thaçi.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin