I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, tha të mërkurën vonë se u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, për të biseduar rreth përgatitjeve për një takim të nivelit të larg të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit javën e ardhshme.
“Ne e patëm një diskutim të gjatë dhe përmbajtjesor për t’u përgatitur për takimin e dialogut të nivelit të lartë javën e ardhshme”, shkroi Lajçaku në X, rrjetin social të njohur si Twitter dikur.
Ai theksoi se përqendrimi i tyre kryesor në takimin e 6 shtatorit në Bruksel ishte “si të përparojmë në normalizimin e marrëdhënieve”.
Më 31 gusht, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillohet me 14 shtator.
Kurti dhe Vuçiç janë takuar për herë të fundit më 2 maj - nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Nga ajo kohë, mes dy vendeve ka pasur një sërë tensionesh dhe krizash.
Më 30 gusht, BE-ja përsëriti thirrjen për të dyja që të krijojnë një klimë për vazhdimin e dialogut.
Dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Ndonëse kanë arritur dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme, zbatimi i shumicës prej tyre ka ngecur./ REL
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 8009
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
24 Nëntor, 17:00
-
Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë
24 Nëntor, 12:42
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
BOKS/ Alban Beqiri dhe Besian Karaj kampion të Ballkanit për peshat 67 dhe 71 kg, fitojnë mes Serbisë
23 Nëntor, 15:57
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
Kimete Berisha: E vetmuar, si dhelpra!
21 Nëntor, 21:31
-
‘Janë të pavërteta’, Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë
21 Nëntor, 20:12
-
BE-ja i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
21 Nëntor, 16:02
-
Serbi/ 11 të arrestuar, për shembjen e çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad që vrau 15 persona
21 Nëntor, 13:56
-
Osmani kritika Kurtit: S’mund të luajmë bixhoz me partnerët, cenohet mbrojtja e Kosovës! Askush s’ia ka dalë vetëm
21 Nëntor, 11:35