I mbyllën biznesin, Agron Shehaj: Gjykata vendosi në favor të Edi Ramës, por unë nuk tërhiqem

I mbyllën biznesin, Agron Shehaj: Gjykata vendosi në favor të Edi Ramës, por unë nuk tërhiqem

Agron Shehaj

Gjykata ka vendosur në favor të Policisë së Shtetit e cila pak ditë më parë i bllokoi biznesin deputetit të Partisë Demokratike Agron Shehajt, për shkak se në godina ku ishte aktiviteti është bllokuar për pasi kishte 560 m2 pa leje. Lajmin e ka bërë me dije vetë deputeti demokrat, i cili ka akuzuar drejtësinë si të kapur nga Edi Rama dhe se ka vendosur në favor të kreut të qeverisë. Sipas Shehajt, ky ishte një gjyq farsë, ku policia fiton pa paraqitur asnjë provë, urdhër, apo akt para gjykatës. Deputeti demokrat paralajmëron se beteja ligjore do të vijojë deri në Strasburg dhe ndërkohë nënvizon se nuk shantazhohet dhe nuk tërhiqet.

‘Gjykata sapo vendosi në favor të Edi Ramës. Në këtë vend kur verdiktin e jep kryeministri, nuk ka asnjë njeri tjetër që ta kundërshtojë atë. Ky ishte një gjyq farsë ku Policia fiton pa paraqitur asnjë provë, urdhër apo akt para gjykatës. Çdo qytetar e di që në Shqipëri përballë Edi Ramës nuk mund të ketë drejtësi. Beteja ligjore do vazhdojë deri në Strasburg. Jam i bindur se në fund do ketë drejtësi. Beteja politike, me fakte dhe prova të vjedhjeve të kryeministrit dhe ministrave në dëm të popullit më të varfër në Europë nuk ndalet. Unë nuk shantazhohem dhe nuk tërhiqem!’-  shkruan Shehaj.

Deputeti demokrat Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend pak ditë më parë akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se i ka bllokuar biznesin, si hakmarrje politike ndaj tij dhe për t’i bërë shantazh. Shehaj tha se qeveria i ka dërguar policinë në ambientet e biznesit të tij dhe kjo është bërë vetëm për t'i mbyllur gojën. Pas këtyre akuzave, reagoi edhe kryeministri Rama, i cili tha se Shehaj e ka futur biznesin në një ndërtesë pa leje dhe ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aldo: 26/10/2022 19:39

    po gonce po ik mblidh naj ulli andej o shpirt i vogel

    Përgjigju
  • eri: 26/10/2022 19:38

    gjithmon ke te drejte po vetem se flet greqisht

    Përgjigju
  • Alban: 26/10/2022 19:10

    Kerkoji llogari saliu qe i mbushi gjykatat me gjyqtare 6mujorsh , universitetin te kristali , sta ka fajin rama se nuk i ka vendosur ai aty ku jane.

    Përgjigju
  • Gimu: 26/10/2022 18:52

    Po pse merzitesh mor evlat? Jane gjykatat qe instaloi ustaji jot me plepat,dmth vidhni sa te doni por me kusht qe te zbatoni udherat e mia.Kete teori e pervetsoi perfekt dhe ustaji i qe eshte sot ne pushtet.Prandaj evlat populli nuk thote kot qe çfare do te mbillni,ate do te korrni.Prandaj prit Strasburgun nqs deri atehere je gjalle

    Përgjigju
  • colja: 26/10/2022 18:46

    ja dhe greku i qelbur doli te flasi per ramen

    Përgjigju
  • Dory: 26/10/2022 18:41

    O Agron trego se Ku i gjete parate se kur ishe student punojne kamarier... Po te kishin aq leke prindrit e tu nuk punojne gjate shkolles...boll tregon perralla

    Përgjigju
  • gzim: 26/10/2022 18:32

    po eshte pa leje o legen

    Përgjigju
  • Eriton: 26/10/2022 17:49

    Po po per cdo gje akuzoni ramen ju, “ju te ndershmit e mdhenj”

    Përgjigju
  • Miri: 26/10/2022 17:21

    Po lerini keto se lat nam a dolen qe skishte te drejte aq mbylleni si muhabet

    Përgjigju
  • Leo: 26/10/2022 17:18

    Gjykata ka vendosur te drejten. Skeni pse nxirrni lajme te tilla

    Përgjigju
  • Joni: 26/10/2022 17:16

    Po ca kujtove ti se do shpetoje nga budalliqet qe ke bere o shehaj

    Përgjigju
  • Eni: 26/10/2022 17:13

    I dogji kti se ju mbyll biznesi langaraqi

    Përgjigju
  • ******: 26/10/2022 17:09

    Gjithe kta te PD kan marr fund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?