Dialogu Serbi-Prishtinë, Vulin:
Kapitulli 35 nuk hap tema të reja

Dialogu Serbi-Prishtinë, Vulin:<br />Kapitulli 35 nuk hap tema të reja
BRUKSEL- Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë të Mërkurën, më 22 Janar 2014, pas shqyrtimit të kapitullit 35 në Bruksel, se ky proces nuk hap tema të reja në dialogun me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve  mes dy vendeve.

“Kapitulli 35 nuk është zëvendësim i dialogut në Bruksel e as mundësi që të hapen tema të reja”, tha Vulin pas më shumë se 5 orë bisedimesh mes delegacioneve të Qeverisë serbe me zyrtarë të Komisionit Evropian dhe Shërbimit për Punë të Jashtme.

Vulin përmendi se kapitulli 35 është risi edhe për Serbinë edhe për BE-në, por nuk ekziston presion për njohjen e statusit të Kosovës. Ministri pa portofol tha se do të donte që bisedimet për kapitullin 35 të fillojnë këtë vit, por nuk e di nëse kjo do të ndodhë.

Delegacioni Serb do të drejtohet nga ministri pa portofol në llogari të Kosovës, Aleksandar Vulin dhe këshilltari i presidentit të republikës, Marko Đurić. Qëllimi i këtij takimi është të bëjë një “tabelë” të progresit në dialog të shënojë dhe përcaktojë sfidat e së ardhmes në këtë rrugë.

Esenca e Kapitullit 35 janë marrëveshja e Brukselit dhe marrëveshje të tjera që janë arritur në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën.
"Objektivi nuk janë negociatat në normalizim të mëtejshëm, sepse dialogu është akoma në llogari të kësaj, por për të vijuar në gjurmë të asaj çfarë kemi rënë dakord dhe do të biem dakord gjatë dialogut,"  ka thënë negociatori kryesor i Serbisë.  

Ai ka shtuar: “Është një tjetër forum, për bisedim, ku Serbia do të mundet t’i prezantojë BE-së dhe institucioneve të shohin zbatimin e gjithë atyre për të cilat ka rënë dakord në normalizim, ku problemet kryesore janë, çfarë mund të bëhet, sa ndihmë është e nevojshme...”

Sipas strukturës së negocimit për bisedime me Serbinë, e cila ishte prezantuar të Martën në konferencën e parë ndërqeveritare në Bruksel, kapitulli 35 do të jetë në fokus të procesit negociator me kapitujt 23 dhe 24, të cilat i referohen të drejtave bazë, drejtësisë, policisë dhe sigurisë.

Komisionieri i BE, Stefan Fule nënvizoi në konferencën për shtyp se dialogu  ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, bashkë me reformat e brendshme, është faktor bazë në përcaktimin e progresit të Serbisë në rrugën europiane.

"Besoj fort se hapja e negociatave për anëtarësim është e rëndësishme jo vetëm për Serbinë por për të gjithë rajonin. Shpresoj që suksesi i Serbisë do të ketë domethënie të gjerë dhe do të nxisë të gjejë zgjidhje të bazuara në dialog,"  tha të Martën Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy.

Redaksia online
(bg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë