Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot se Shqipëria ndodhet më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa ritheksoi objektivin për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027.

Deklarata u bë gjatë dialogut parlamentar Shqipëri–Suedi për zgjerimin e Bashkimit Europian, i zhvilluar në “Shtëpinë e Europës” në Tiranë. Në fjalën e tij, Balla e cilësoi integrimin europian si prioritetin madhor strategjik të Shqipërisë dhe kërkoi bashkëpunimin e të gjitha forcave politike në këtë proces.

“Në këtë moment kyç për Europën dhe për Shqipërinë, mbetet thelbësore që i gjithë spektri politik në vend të qëndrojë i bashkuar për objektivin tonë madhor strategjik: Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian”, u shpreh Balla.

Ai tha se vendi ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit dhe se dinamika aktuale në Europë e bën edhe më të rëndësishëm avancimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Balla vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Suedisë për procesin integrues të Shqipërisë, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian nuk duhet parë vetëm si proces politik,