Dialogu strategjik SHBA-Shqipëri, ambasadorja Kim: Dy vendet të gatshme të bëjnë më shumë për demokracinë! Të vazhdojmë të ecim përpara

Dialogu strategjik SHBA-Shqipëri, ambasadorja Kim: Dy vendet të gatshme të bëjnë më shumë për demokracinë! Të vazhdojmë të ecim përpara

Ambasadorja Yuri Kim, ministrja Olta Xhaçka dhe zv.ndihmës sekretariari amerikan Gabriel Escobar

Shqipëria dhe SHBA kanë forcuar bashkëpunimin në disa çështje, kryesisht në sigurinë rajonale dhe globale, bashkëpunimin në mbrojtje, luftë kundër korrupsionit. Ky ishte mesazhi i diplomates amerikane Yuri Kim, pas dialogut strategjik SHBA-Shqipëri. Sipas diplomates amerikane, SHBA dhe Shqipëria janë të gatshme dhe në gjendje të bëjnë së bashku më shumë se kurrë më parë për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

'Të emocionuar për t'u rikthyer në Tiranë pas Dialogut Strategjik inaugurues SHBA-Shqipëri javën e kaluar, i cili u mundësoi zyrtarëve të lartë të dy vendeve tona të forcojnë bashkëpunimin në të gjithë gamën e çështjeve: sigurinë rajonale dhe globale (veçanërisht si Aleatët e NATO-s dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së) , bashkëpunimi në mbrojtje… (përfshirë sigurinë kibernetike), integrimin, reformën në drejtësi dhe luftimin e korrupsionit, energjinë dhe ndryshimet klimatike, tregti dhe investime. Takimet me departamentin e Shtetit, departamentin e Mbrojtjes, departamentin e Tregtisë, departamentin e Energjisë, USAID, Agjencia zyrtare e kreditimit të eksportit në SHBA, Agjencinë për promovimin e prosperitetit ekonomik dhe garantimin e sigurisë financiare të Shteteve të Bashkuara, Shtëpia e Bardhë. SHBA dhe Shqipëria janë të gatshme dhe në gjendje të bëjnë së bashku më shumë se kurrë më parë për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Le të fillojmë punën dhe le të vazhdojmë të ecim përpara!’- shkruan Kim.

Dialogu strategjik midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë Shqiptare, u zhvillua në kuadër të 100-vjetorit, të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, SHBA dhe Shqipëri. Dialogu synon thellimin dhe zgjerimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA dhe forcimin e bashkëpunimit ne fusha me rëndësi gjeostrategjike si: siguria, mbrojtja kibernetike, bashkëpunimi në kuadër të Këshillit të Sigurimit, energjia, transporti, klima, transformimi digjital etj.

Delegacioni shqiptar drejtohej nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ai amerikan nga asistent sekretarja e shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried. Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken iu bashkua një pjese të diskutimeve të këtij Dialogu.

Në përbërje të delegacionit shqiptar për herë të parë ka përfaqësues në nivel të lartë nga MEPJ, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë etj dhe për palën amerikane nga DASH, Departamenti i Mbrojtjes, tregtisë etj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku