Një diamant i rrallë blu me një ngjyrë të thellë oqeani është prezantuar në Muzeun Historik Natyror në Los Angeles. I pagëzuar si “Diamanti i Hënës Blu” diamanti 12 karatësh është një nga gurët e çmuar më të mëdhenj në botë, në pronësi të Cora Internacional.

Diamanti do të prezantohet në muze deri në janar të vitit 2015-të për t’i dhënë të gjithë admiruesve të gurëve të çmuar të kenë mundësinë për ta parë nga afër. Ky gur është kategorizuar si një nga gjetjet më domethënëse për shkak të ngjyrës unike, qartësisë dhe përmasave.

Pa asnjë dyshim, ajo është guri i çmuar më i përsosur. Përfaqësuesja e kompanisë përpunuese të diamatëve, Suzette Gomes, shpjegon se diamanti ka një ngjyrë të gjallë blu fenomenale çka e bën atë tepër unike në llojin e saj.

Kompania Cora e bleu diamantin si një copë të papërpunuar 29.6 karatshe për 26 milion dollarë. Ky gur përveç bukurisë së jashtzakonshme ka dhe një vlerë shkencore për shkak të pyetjeve gjeologjike mbi origjinën e saj.

Një eksperte shkencore e mineraleve Dr. Eloise Gaillou thotë se shumë pyetje shtrohen për shkak të ngjyrës së diamantit, pasi minerali nga i cili ka marrë ngjyrë diamanti eshte boriti që nuk mund të gjendet në thellësitë e mëdha nga ku gjendet diamanti. Kjo e bën këtë fenomen të rrallë dhe të çuditshëm për t’u studiuar. 

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)