Përbërësit:
- 3 vezë
- 300 gr miell misri Ola
- 2 lugë gjelle miell gruri
- 1 filxhan çaji sheqer
- 1 fixhan çaji kos
- 1 lugë çaji sodë buke
- 100 gr gjalpë i shkrirë
Përgatitja:
Në një tas hedhim vezët dhe sheqerin. I rrahim me tel derisa të shkrihet sheqeri. Shtojmë kosin, gjalpin e shkrirë, sodën dhe vazhdojmë i përziejmë. Hedhim pak nga pak duke përzier miellin e grurit, dhe më pas atë të misrit derisa të bëhet një masë uniforme jo shumë e trashë (si për kek). Lyejmë tavën me gjalpë dhe derdhim masën në të. E pjekim në furrën e nxehur në 180 gradë për 20 minuta.












Komente
Komento