Shkencëtarët kanë paraqitur fakte interesante rreth planetit të Mërkurit. Sipas raporteve të fundit, diametri i këtij planeti është zvogëluar me rreth 13 kilometra se sa ishte 4 miliardë vjet më parë.

Raporti i lëshuar të dielën tregon se arsyeja e kësaj dukurie është për faktin se planeti po përfshihet nga temperatura gjithmonë e më të ulëta.

Një satelit i NASA-s ka treguar dhe imazhet e plota të Mërkurit, ku në sipërfaqe dallohen kreshta dhe shkëmbinj. "Është trishtuese dhe dramatike ajo që po ndodh me planetin e Mërkurit", shprehet gjeologu i Nationals Geographic, Paul Byrne.

Të dhënat e reja të NASA japin një pamje më të plotë të historisë së planetit, që nga goditjet e asteroideve e deri te ndryshimi i temperaturave.

"Marsi, Hëna dhe Toka kanë ngjashmëri me shkëmbinjtë dhe kreshtat që janë në sipërfaqen e Mërkurit, por me një ndryshim të madh. Mërkuri është anormal, sepse duket se kjo gjë ka zvogëluar shumë më tepër madhësinë e tij, krahasuar me Hënën apo Marsin", tregon gjeologu Byrne.

Të dhënat e reja do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë qartësisht pse planeti është zvogëluar aq shumë. Teoritë rreth tkurrjes së planeteve kanë ekzistuar që në shekullin e  19, dhe mesa duket këto teori po aplikohen në planetin e Mërkurit.


merkuri

merkuri

(v.gj/shqiptarja.com)