Diamond League/ 2 sekonda larg rekordit, Luiza Gega shkëlqen mes më të mirave të Atletikës

Diamond League/ 2 sekonda larg rekordit, Luiza Gega shkëlqen mes më të mirave të Atletikës

Luiza Gega

Firenze të Italisë është duke u mbajtur edicioni i Diamond League, ku marrin pjesë atletët më të mirë në botë, duke garuar në disa disiplina. Në garën e 3 mijë metrave me pengesa, atletja shqiptare Luiza Gega u rendit në vendin e 10-të.

Në një garë të fortë, Gega e mbylli me kohën 9 minuta, 11 sekonda e 94 të qindtat. Kampionia shqiptare ishte më pak se dy sekonda larg rekordit të saj, duke bërë mirë në garën e Diamond League.

Me këtë kohë, Gega ia ka dalë që të kapë edhe normën për në kampionatin Botëror. Tanimë Gega ka treguar formën e mirë fizike, duke shpresuar në një medalje në garat e radhës.

Renditja

Në garën e Firenzes për 3 mijë metra me pengesa, vendin e parë e zuri etiopiania Sembo Almayeu, e dyta u rendit keniania Jackline Chepkoech dhe e treta etiopiania Zerfe Uondemagegn.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I drejti: 04/06/2023 16:03

    Kjo na nderoi perhere.Vetem emri I saj te tjeret gjejne gjithmone disa pesha te lehta dhe shiten Si kampiona bote.Bravo Luiza

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?