Shkrimtarja Diana Çuli është shkëputur këtë mëngjes të freskët nga letrat dhe pena e saj e artë për ta nisur muajin nëntor me një mënyrë ndryshe. Këtë mëngjes, në vend që ‘të servirë’ ndonjë poezi, shkrimtarja dhe poetja e njohur ka vendosur të servirë një supë të veçantë nga ekrani i Report tv. Diana ishte e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, ku së bashku me Zonjën Tefta gatoi supë me kungull të verdhë.


Teksa bën gati supën dhe e vë të ziejë, shkrimtarja punëtore sjell dhe një pjatë të dytë, gjoks pule me finok. Duke e cilësuar veten si njeri mesatar në gatim, Diana tregon se nuk e ka pasur shumë në gjak gatimin, ndërsa shprehet se ka zgjedhur këtë supë për faktin se kungulli është një shenjë e bukur e kësaj stine.

“Kam zgjedhur këtë, pasi është vjeshtë dhe unë në vjeshtë heq dorë nga produktet e verës. Kungulli është shenjë e bukur e kësaj stine. Nuk ka dhe kalori të tepërta. Është shumë i mirë, të pastron në organizëm. Nuk e kam pasur shumë në gjak gatimin, jam njeri mesatar në gatim”, thotë Çuli.

Teksa përgatit kungullin dhe e vë atë të ziejë, Diana nis menjëherë përgatitjen e pjatës së dytë, e cila përbëhet nga gjoks pule, finok, gjalp, vaj ulliri dhe majdanoz. Ajo përvesh mëngët dhe skuq gjoksin e pulës, ndërsa më pas i shton dhe finokun.

Më tej, ajo flet dhe për dy mbesat e saj, të cilave iu gatuan dhe ato e pëlqejnë shumë ushqimin e saj.

Ke dy mbesa, Dora dhe Ana, iu bëni sugjerime mamave të vajzave?

“Ju bëj, por nuk më dëgjojnë shumë. Gatuan nëna dhe atyre iu pëlqen shumë”, tregon Diana.

Teksa gjithçka është drejt fundit dhe dy pjatat e gatuara nga Diana janë pothuajse gati për t’u servirur, shkrimtarja jep dhe një mesazh të fortë për të gjitha amvisat, për të gjithë ato gra që iu duhet të mbyllen në kuzhinë për të gatuar çdo ditë. Ajo deklaron se gatimi është një nga lumturitë dhe kënaqësitë e jetës dhe se çdo njeri bëhet i lumtur kur ulet në tryezë për të ngrënë.

“Gatimi është një nga lumturitë dhe kënaqësitë e jetës, është një pjesë e bukur e jetës. Në tryezë njerëzit bëhen të lumtur. Edhe gazetaria e ka parë gjithmonë një emision për gatim dhe marrin një grua, sepse një burrë nuk shkon. Kur e sheh këtë një djalë i ri, një çift apo dhe një amvisë, mëson. Gratë gatuajnë, por shefat janë burra”, shton ajo. 


VIDEO/Emisioni i gatimit në Report TV, e ftuar shkrimtarja Diana Çuli

d.c./shqiptarja.com