Aplikimet e shqiptarëve të diasporës po rriten çdo ditë. Fundjava sjell një fluks më të lartë kërkesash, duke prodhuar shifra të larta.Deri tani, KQZ ka shqyrtuar më shumë se 112 mijë aplikime, por ka pranuar vetëm 70 mijë individë. Paralelisht, mbi 41 mijë raste janë refuzuar, pasi nuk kanë provuar si duhet adresën e tyre të banimit në emigracion.
KQZ ka në dispozicion 5 milionë euro të llogaritura për të përballuar kostot e postës vajte-ardhje për 100 mijë zarfe me fletë votimi. Por tenderi akoma nuk po hapet, sepse komisioni pret që Kuvendi të miratojë ndryshime në Kodin Zgjedhor, që e lejojnë KQZ-në të paguajë të gjitha kostot e postës.
Ligji në fuqi ngarkon votuesin me pagesën e postës për kthimin e votës në Shqipëri. Edhe pse PS dhe PD e arritën një dakordësi në zyrën e Ilirjan Celibashit, rrugës ndasitë mes palëve u forcuan duke rrezikuar marrëveshjen, e cila kërkon 84 vota për tu miratuar në Kuvend.
Mazhoranca dhe opozita depozituan amendamente të ndryshme për Kodin Zgjedhor, por edhe pse ato datojnë që në 21 janar, asnjë hap nuk është ndërmarrë për tu shqyrtuar në organet e Kuvendit. Shkak parë ndasitë mes palëve, është bërë pretendimi i PD-së, që të lejohen të votojnë edhe ata shqiptarë jashtë atdheut, që nuk kanë asnjë dokument identifikues shqiptar, por që kanë një dokument biometrik të huaj, kërkesë e cila është refuzuar që në fillim prej socialistëve.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Mars, 00:12
A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?
-
Po
68.7%
-
Jo
28.5%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 11241
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla takim me vlonjatët në Athinë, ftesë për panairin e punës: Edhe më skeptiku prej jush, nesër do ta mendojë seriozisht mundësinë e rikthimit
1 Mars, 21:53
-
Primaret e PD-së/ Kutia e Konispolit rezulton me parregullsi, u gjetën 20 fletë më shumë se numri i personave që kanë votuar! Në Tiranë votat numërohen në seli
1 Mars, 20:32
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen 204 mijë shqiptarë të diasporës, 250 mijë kërkesa në total
1 Mars, 15:34
-
Vota e Diasporës/ Balla thirrje emigrantëve nga Janina: Regjistrohuni se dhe 3 ditë kanë mbetur, kujdes me gabimet
1 Mars, 12:15
-
“Soros futi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë!” Rama ironizon Berishën: Një miliarder i kushtoi jetën kapjes së bufit?! S'është as sorkadhe
1 Mars, 12:07
-
Mbyllen Primaret/ PD s’publikon numrin e anëtarëve që votojnë në rang vendi! Besnikët e Berishës në lista, deri në orën 16:00 votuan mbi 41 mijë anëtarë (Kandidatët)
1 Mars, 08:17
-
Ylli Pata: Skandali i 50 mijë votuesve të pamundur
28 Shkurt, 22:31
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen mbi 200 mijë shqiptarë nga diaspora, afati mbaron më 4 mars! Tabela e regjistrimeve sipas qarqeve
28 Shkurt, 21:32
-
Nesër primaret e PD, ja cilët janë kandidatët për qarkun e Tiranës dhe vendet ku do të votohet
28 Shkurt, 19:21
-
‘I dorëzuam zonjës së drejtësisë shpatën’, Rama me asambletë socialiste: Morëm parasysh që mund të pres edhe kokat tona! Në 11 maj ne me shoqen fitore, ata me Noc Rrokun
28 Shkurt, 17:46
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Votimi elektronik jo në 10 zona, vetëm në njësinë 10 e Vorë! Miratohet fleta e votimit, 51 parti në garë
28 Shkurt, 16:32
-
'Transparencë e vëmendje çdo indicieje për parregullsi gjatë zgjedhjeve!' Drejtori i Policisë së Shtetit mbledh zëdhënësit, u lë porositë për 11 majin
28 Shkurt, 15:44