Largimi i të rinjve dhe jo vetëm nga Shqipëria për arsye studimore, marrja e gradave shkencore jashtë vendit si dhe qëndrimi atje ka qenë në qendër të diskutimeve, gjatë një takimi të zhvilluar me mbështetjen e Ministrit të Shtetit nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Instituti AlbShkenca. I pranishëm në takim ministri për Diasporën Pandeli Majko është shprehur se ka ardhur koha që diaspora shkencore të kthehet që të investojë në Shqipëri.
“Shqipëria zë vendin e parë që kanë studiuar dhe jetojnë jashtë. Janë rreth 2500 shqiptarë që janë jashtë vendit që kanë marrë ose janë duke marrë doktoratën në vendet e OECD. Ky potencial gjithmonë e në rritje i trurit të larguar duhet mobilizuar dhe duhet adresuar drejt vendlindjes ai e ka potencialin për të qenë një katalizator për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit” u shpreh Majko.
Teksa ka theksuar nevojën që ka vendi në shumë fusha të ndryshme për profesionistë, Majko ka deklaruar se politika nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur diasporës.
“Politika dhe sjellja e saj lë vend për të dëshiruar në lidhje me vëmendjen e saj ndaj komunitetit të shkencës. Tregimi i së vërtetës në politikë nuk është gjithmonë gjëja më e mirë. Shpesh Shqipërinë e quajmë “djep" por ajo nuk mund të jetë djep gjithë kohën. Sot Shqipëria ka nevojë për ide të reja, në sferën publike dhe atë private, në institucione shtetërore apo sipërmarrje private, në arsim në shëndetësi kudo” tha Ministri i Diasporës.
Takimi i zhvilluar kishte si temë “Kërkimi shkencor në hapësirën mbarëshqiptare dhe roli i Diasporës shkencore”, ku kanë marrë pjesë Ministrja e Arsimit Besa Shahini, Ministri i Sipërmarrjes Eduart Shalsi, si dhe studiues dhe ekspertë nga shumë fusha të ndryshme, të cilët kanë diskutuar mbi mundësitë që diaspora shkencore të kthehet të investojë në vend.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7388
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jozefina Topalli takime me diasporën në Nju Jork: Jeni mundësia kyçe që Shqipëria ka për të mos rrëshqitur drejt zbrazjes të parikuperueshme të vendit
20 Nëntor, 16:54
-
Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate
17 Nëntor, 20:04
-
Vota e diasporës/ PS ka 'arritur' vetëm 50 mijë emigratë! Diskutimet në grup: Janë 1.6 mln me të drejtë vote, të krijohet një database e të rritet angazhimi
11 Nëntor, 11:49
-
Balla takim me komunitetin shqiptar në Venecia: Vota e Diasporës, një hap i rëndësishëm për demokracinë shqiptare
9 Nëntor, 16:54
-
Balla takim me drejtuesit e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali: Po punojmë për zgjidhjen e problematikave me njohje dokumentash dhe lehtësim procedurash konsullore
8 Nëntor, 20:20
-
Pas takimit me shqiptarët në Selanik, Rama për mediat greke: Keqinformim për pronat në Himarë! Keqardhje për zhurmën 'Beleri'! Asnjë problem për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë
4 Nëntor, 15:18
-
Rama takon shqiptarët në New York u kërkon votën për zgjedhjet 2025: Ta çoj Shqipërinë në BE! Kundërshtarët e reformës në drejtësi sot ulërasin nga dhimbjet! Edhe unë i barabartë para ligjit
26 Tetor, 07:17
-
Zgjedhjet e vitit 2025/ KQZ në alarm për votën e emigrantëve: Nuk del koha, asnjë operator s’e merr përsipër në më pak se 30-45 ditë! Ja si mund të realizohet
18 Tetor, 12:49
-
Kaosi/ Braçe: Benzina vdekjeprurëse, të ndëshkohen! Majko: Dogjët selinë e PS, s'ka ndodhur as në luftë
17 Tetor, 11:29
-
Pandeli Majko akuzon kolegët e PD: Më thoni pse dogjët selinë e PS me molotov? S’ka ndodhur kurrë, as në luftë!
17 Tetor, 10:19
-
‘Jo ditë për të hapur shampanjën’ Opozita: Negociatat drejt BE, hap i vonuar!
15 Tetor, 15:59
-
Balla takim me emigrantët shqiptarë në Londër: Vota e Diasporës, moment historik për demokracinë! Një borxh i kthyer, ja si bëhet regjistrimi
6 Tetor, 20:20