Ngërçi në Kosovë për zgjedhjen e presidentit po kthehet në lodër ‘vetëvrasëse’ për të zgjidhur krizën politike. Në një koment për situatën, të postuar në rrjetet sociale, ish-deputeti i PS, Pandeli Majko shkruan se Kosova rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara.

Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme që janë mekanizmi i zgjidhjes së krizës, po reflektohen negativisht në kutitë e votimit.

“Zgjedhja e Presidentit të Republikës, në Prishtinë, po kthehet në një “lodër” vetëvrasëse!

Situata e krijuar në politikën e Kosovës po “vret” mekanizmin e fundit për gjetjen e zgjidhjes së krizës! Ky mekanizëm është i lidhur me zgjedhjet e parakohshme! Votuesit kanë “ngrirë” rezultatet dhe krizën e mosmarrëveshjes! Në kutinë e votimit, Kosova po mbetet jetime!

Kosova rrezikon, seriozisht, të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuar!

Shpresa e fundit, është lodhja nga ideja se dështimi i njëri tjetrit është “zgjidhje”!

Errësira e vërtetë nuk është ajo që njohim, por bindja se drita nuk do të vijë!”, shkruan Majko.

P.J/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
5.0 / 5 (1 vlerësim)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22

    Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?