Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’

Edhe dy ditë na ndajnë nga hapja e regjistrimeve për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë të drejtën e votës më 11 maj.  Të shtunën, në faqen zyrtare të KQZ-së, do të publikohet platforma ku çdo emigrant mund të regjistrohet vetëm online.

Çdo votues në diasporë, duhet të ketë një kompjuter ose telefon me kamer dhe internet, një dokument identifikimi shqiptar dhe një dokument që vërteton adresën ku banon jashtë shtetit. Platforma kërkon një fytyrë të gjallë, duke garantuar që askush nuk mund ta bëjë procesin për dikë tjetër.

Pasi zgjedhësi e dorëzon kërkesën, KQZ ka 5 ditë kohë për t’i kthyer përgjigje votuesit, duke e pranuar kërkesën, apo për ta refuzuar atë.

Për çdo vendim, emigranti do të njoftohet me mesazh në telefon dhe e-mail.  

Shqyrtimi i kërkesave të diasporës, do të bëhet nga disa operatorë, punonjës të KQZ-së, të cilët do të marrin edhe vendimin.

Ilirjan Celibashi kishte përgatitur një udhëzim se si këta operatorë duhet të vlerësojnë kërkesat, por ai nuk u miratua, sepse dy partitë më të mëdha, patën rezerva.

Nga PS u kërkua më shumë kohë, ndërsa nga PD u vu theksi tek transparenca dhe se vendimet për t’i pranuar apo refuzuar kërkesat e emigrantëve për regjistrim, duhet t’i marrë komisioneri dhe jo operatari.

 “Duam të kemi mundësi të shohim pse u refuzua apo miratua një rast i caktuar”, tja Franci Nuri, përfaqësues i PD.

Komisioneri e shtyu mbledhjen me një ditë, pra, për këtë të enjte, duke pasur parasysh kohën e ngushtë të ngelur deri të shtunën, kur nis regjistrimi e kjo rregullore duhet të jetë gati.

G.M./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Media kolumbiane 'Semana': Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri

Media kolumbiane 'Semana': Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri