Intervista më e fundit e aktores Cameron Diaz ka shokuar publikun për shkak të deklaratave të saj në revistën e modës "Glamour". Diaz është shprehur se në një çast të caktuar çdo femër arrin të pëlqejë një femër tjetër.

“Femrat janë shumë të bukura, madje ato janë absolutisht të bukura. Në një moment apo në një tjetër çdo femër tërhiqet nga një femër. Është një lidhje natyrale dhe një pëlqim për bukurinë femërore,”-ka thënë Diaz.

Nuk është hera e parë që aktorja hollivudiane shprehet në këtë mënyrë rreth preferencave të saj për femrat por duke theksuar se është e thënë se duhet të jesh lesbike për të pëlqyer femrat.

cameron diaz

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)