Dibër, 2 doganierë në pranga, kaluan 
naftë kontrabandë, kapen shoferët

DIBËR - Dy doganierë në pikën kufitare të Bllatës në Dibër u vunë në pranga me dyshimin se lejuan kalimin e një sasie nafte pa kryer procedurat doganore. Në pranga ranë edhe dy persona të tjerë të cilët tentuan të kalojnë kontrabandë naftën, mall për të cilin paguhet akcizë. 

Pas një hetimi proaktiv, policia e Dibrës finalizoi me sukses operacionin "Doganieri" duke arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës dy doganierë Atli Kadriu 39 vjeç dhe Almir Dema 41 vjeç. 

Sipas policisë dy doganierët kanë qenë në detyrë në pikën e kalimit kufitar Bllatë por kanë shmangur kryerjen e veprimeve doganore ndaj dy makinave, njërës me targë AA 894 FO“në pronësi të Enver Iskurtit 51 vjeç dhe automjetit me targa "AA 317 JF" në pronësi të Bujar Nezha 34 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët për krimin Ekonomik janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme nafte. Ata akuzohen për "Kontrabandës me mallra që paguhen akcizë”.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar